Ndaj shpifjeve të mbrëmshme se gjoja në degën e Çairit paska pasur përleshje, ka reaguar ashpër kryetari i degës Çair nga rradhët e Besës, Bekim Sali i cili gjitha këto lajme i ka quajtur si shpifje dhe trillime të portaleve të afërta DUI & Co, ku gjithashtu ka potencuar se kjo garniturë politike përgjigjen më të mirë ndaj gjitha shpifjeve do ta merr në zgjedhjet e tetorit.
Ja dhe postimi i plotë i kryetarit të degës Çair – Lëvizja Besa, në profilin e tij facebook:
“Sot shpifja nuk është anonime. Atë e bëjnë portalet e paguara nga DUI & Co. E mira është se sa më shumë që ata na shpifin, ne aq më shumë forcohemi. Që nga paraqitja e Besës nuk lanë gjë pa na shpifur, por Besa ua prishi matematikat. Kështu kur mësimet i merr nga vet shejtani. Sidoqoftë, i informoj aktivistët se në Besën e Çairit le që nuk ka e nuk ka pasur asnjë përçarje, por ne në Çair të gjithë e kemi vetëm një çështje – të vijë sa më shpejt dita e zgjedhjeve. Atë ditë shpifësit do ta marrin përgjigjen e tyre. Atë mbrëmje përsëri do ua fikim dritat e shtabeve qysh në orën 19.00”, shkruan Sali.