110 Kërkesa për shkarkim

Kryesore | Publikuar më 13.02.2018 në ora 15:11

Këshilli për konformim të fakteve paraqet 110 kërkesa për shkarkim të gjykatësve- Nga e ejtja Këshilli Gjyqësor fillon me shqyrtim.

Këshilli gjyqësor nga të enjten do të fillojë shqyrtimin e kërkesave për shkarkim e gjithsej 110 gjykatësve. Pjesa dërmuese e kërkesave për shkarkimin e gjykatësve për ushtrimi joprofesional të detyrës vijnë nga Këshilli për verifikimin e fakteve, ndërsa tre kërkesa tjera janë bërë nga Prokuroria speciale publike. Propozime për shkarkimin e gjykatësve  kanë paraqitur edhe avokatë të ndryshëm.

Këshilli Gjyqësor do të duhet të vendos edhe për nismën për shkarkimin e  gjykatësve të Gjyqit Suprem,  Jovo Vangellovski, Rahilka Stojkovska, Risto Katavenovski, Faik Asllani dhe Xhemali Saiti.

Almakos