Me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, me vlerë prej 2.3 milionë euro për 30 muajt e ardhshme, Ministria për vetëqeverisje lokale, në partneritet me Ministrinë e financave dhe komunat do të punojë në përmirësimin e sistemit të qeverisjes lokale dhe mbështetjen e komunave për të ofruar shërbime më cilësore.
Projekti do të zhvillojë sisteme për monitorim dhe evoluim të të gjitha komunave në Maqedoni dhe IT mjete moderne për matje të kënaqësisë së qytetarëve për shërbimet që i japin komunat.
Aktivitetet e saj janë ndarë në komponente të ndërlidhura me vete nga të cilat janë:
– përmirësimi i monitorimit, hartimi dhe sigurimi i shërbimeve tashmë të decentralizuara;
– Mbështetja e komunave për ofrimin e shërbimeve të reja, në përputhje me planet zhvillimore gjithëpërfshirëse; Në korniza të saj do të mbështeten 30 komuna të vogla rurale me projekte në vlerë deri në 25.000 euro
– Zhvillimi i kapaciteteve të komunave për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për të ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme publike. Dhe me të parashikohet trajnim i kuadrit komunat në të gjitha 81 komunat me qëllim që të përmirësohet menaxhimi me financat publike dhe grumbullimin e të ardhurave.
Euroambasarori Samuel Zhbogar theksoi se BE-ja i jep rëndësi të madhe procesit të decentralizimit në Maqedoni dhe e ndihmon vazhdimisht. Ai shtoi se decentralizimi financiar paraqet aspekt kryesor në procesin e bartjes së funksioneve nga niveli qendror në atë lokal.
“Bashkimi Evropian vazhdimisht e ndihmon vendin në procesin e ndërtimit të ardhmërisë më të mirë të qytetarëve. Ky projekt do ti ndihmojë autoritetet lokale për të ofruar shërbime publike me cilësi më të lartë për qytetarët, me çka do të kontribuohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha ambasadori i BE-së Samuel Zbogar.
Ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu potencoi se nga viti 2005 ka filluar transferi i kompetencave dhe resurseve në nivel lokal, ndërsa 12 vite më vonë është evidente nevoja e mbështetjes më sistematike me locimin e dobësive dhe propozimit të masave, të cilat nuk do të jenë zgjidhje e menjëhershme, me jetëgjatësi të shkurtër. Potencoi se me mënyrë inkluzive të menaxhimit ngritet cilësia e shërbimeve dhe rritet kënaqësia e qytetarëve.
“Është e nevojshme mbështetja më sistematike e sistemit të qeverisjes lokale duke identifikuar dobësitë gjatë implementimit dhe propozimin e masave në bazë të sistemit të krijuar për monitorim dhe analizë të gjithanshme. Monitorimi I funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale është përgjegjësi e Ministrisë për vetëqeverisje lokale me qëllim që tu ndihmohet komunave për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në mënyrë cilësore, efikase dhe transparente. Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë për shërbime të unifikuara publike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje ndërsa përgjegjësi e autoriteteve është që ti konsultojnë për nevojat dhe prioritetet e tyre”, theksoi ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.
Ndërsa, tministri financave Dragan Tevdovski, tha se ky projekt është një mundësi e mirë për të punuar në përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe financiare të komunave.
“Shpresoj se kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi temat aktuale në fushën e decentralizim por edhe transparencën e tyre. Në të ardhmen do të vazhdojë mbështetja për zbatimin e aktiviteteve. Gjithsesi, për përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe financiare të komunave. E gjithë kjo do të rezultojë me pagesën efikase të të hyrave vetanake dhe në ofrimin e shërbimeve publike më transparente, më të përgjegjshme dhe më efektive ndaj qytetarëve “, tha ministri financave Dragan Tevdovski.
Përfaqësuesja e UNDP Louisa Vinton tha se decentralizimi i forcon proceset demokratike me çka qytetarëve u mundëson pjesëmarrje më të madhe në vendimet që i prekin ata çdo ditë, për shembull – arsim, shëndetësi, kulturë dhe sport.
Në kuadër të projektit do të punohet për përmirësimin e kapacitetit të komunave për mbledhjen e taksave lokale, si dhe menaxhimin transparent të financave publike. Projekti do të ofrojë udhëzime për financim të qëndrueshëm për komunat, bazuar në analizat krahasuese të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
D.Kërluku
Almakos.com