Partitë kanë dorëzuar 27 padi kundër vendimeve të KSHZ-së deri tek Gjykata Administrative. Nga kjo gjykatë njoftuan se më së shumti kanë marrë padi nga VMRO DPMNE-ja e cila ka dorëzuar gjithësej 24 padi, pastaj TMRO dy padi, dhe “E majta” kishte vetëm një padi për një parregullsi zgjedhore që kanë vërejtur në terren.
Këshilli gjyqësor i administratives tani ka 48 orë për të shqyrtuar paditë, duke nisur llogaritjen prej orës 11 kur mbaroi afati për padi. Për paditë vendosin pesë gjykatës administrativ të zgjedhur me short, dhe secili prej tyre në mënyrë elektronike pranon rastësisht paditë që duhet ti shqyrtojë.
Kryetari i Gjykatës Administrative Burim Sejdini, njoftoi opinionin se orari i seancave publike kur do të merren vendimet për këto padi do vendoset në ueb faqen e gjykatës dhe po aty më pas do të shënohen edhe vendimet përfundimtare.
Dje Gjykata Administrative refuzoi padinë e Gjorgji Sharkovskit kundër Administratës së Krivogashtanit për shkak se siç është theksuar në ankesë, e kanë penguar të mbledhë nënshkrimet për kryetar komune dhe për këshilltarë komunal në Krivogashtani.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero