Shkruan Liljana Çerri
Duke dëgjuar dje fjalime e deklarata mu bë zemra mal dhe fillova të gëzoj si fëmijet kur shohin dhuratat. Mendova mendova shumë dhe një ndjesi e ëmbël ma përshkroi qenien time thashë me vete SHUMË MIRË KAQ ISHTE TERRORI KAQ ISHTE FRIKA E CDO FEMRE QOFTË AJO VAJZË, GRUA APO NËNË. FILLOI LUFTA E VËRTETË EKONOMIA QENKA RRITUR,FANATIZMI I MESHKUJVE QENKA REDUKTUAR,XHELOZIA E TYRE QENKA MBYTUR NË KËTO SHIRAT E FUNDIT,ALKOOLI KA NGELUR NË RAFTET E BAREVE E MARKETEVE SE RENDIN PËR NË PUNE. CDO GJE QENKA BËRË MIRË. Ashtu përhumbur në atë lumturinë që më kishte kapluar fillova të krijoj në mendje një imazh diku një grua që gatuan me një buzeqeshje të ëmbël në fytyrë dhe burrin e saj tek ndihmon vogelushin e tyre për hapat e para afër një vatre të ngrohtë dhe me plot lumturi e respekt.. Sa bukur mendova lum këta nesër do kemi një femijë që do jetë shembull i kulturës dhe dinjitetit nesër do shikoj me krenari cdo të ri që kontribuon pozitivisht për këtë vend. Por ra gongu dhe aty hapa sytë dhe kuptova se isha duke dëgjuar Parlament fjalimet e shqerosuar ku ferri të serviret si parajsë. Zoti kur krijoji tokën mendoi për cdo gjë me detaje madje i dhuroi edhe shkatërruesin e saj NJERIUN. Nëse për natyrën zoti i dha pak llogjikë njeriut për njeriun vetë i dha urrejtjen mllefin si armën më të madhe të shkatërrimit njerëzor. Mjerisht sofistikimi dhe lakmia aty ku njeriu po ha njerinë. Hapet restorant ku njeriu gatuan njeriun dhe po njeriu jua servir njerëzve e ndërsa unë kerkoj ti jepet fund dhunës në familje. Paskam ngelur në epokën e gurit dhe veshtirë se do arrij të kap ritmin e jetës. Më falni që kërkoj kaq shumë , që kërkoj të pamundurën me falni.