Abuzimi me çmime në bregdetin shqiptar, kosovari e paguan shezllonin dy herë më shtrenjtë (Foto)

Shqipëri | Publikuar më 17.07.2017 në ora 12:16

Kemi dëgjuar shpesh raste të abuzimit me çmimet në plazhet e jugut, por një rast abuzimi i pastër është shënuar këtë fundjavë.

Pushuesit nga Kosova duket se janë edhe më të diskriminuarit, pasi çmimet për ta kapin shifra thuajse dyfish më të larta se për shqiptarët, shkruan opinion.al.

Një rast të tillë e ka denoncuar edhe një person nga Kosova, i cili ka publikuar foton e dy biletave të shezloneve në Drimadh, por jo me të njëjtin çmim.

Edhe pse në të njëjtin vend, shezloni për kosovarin është 2000 lekë e ndërsa për shqiptarët vetëm 700 lekë.