Aeroplanët rusë këtë javë pritet që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të disa shteteve ballkanike. Në kohën kur në rajon figura e presidentit rus Vladimir Putin shihet si gogol, ky akt në sy të parë duket si agresion. Por, nuk është ashtu siç duket. Aeroplanët rusë An-30B “Clank” do të angazhohen për të vëzhguar të ashtuquajturin “kërcënimin bërthamor të rajonit”.
Kreu i Qendrës të Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Ryzhkov, ka shpjeguar se ky aksion do të realizohet në kuadër të zbatimit të Traktatit të Qiejve të Hapur. Ky traktat, i cili hyri në fuqi në vitin 2002, duhej të rindërtonte besimin mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe NATO-s.