Afganistan, 50 të vdekur pas një sulmi kundër një baze ushtarake

Kryesore | Publikuar më 19.10.2017 në ora 19:32

Talebanët kanë rritur presionin ndaj forcave qeveritare afgane, shënjestër e tre sulmeve në 48 orë, ku i fundit ndodhi sot duke shkaktuar vdekjen e të paktën 50 ushtarëve pas një sulmi kamikaz në bazën e tyre në jug të vendit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, më shumë se 60 ushtarë ndodheshin në bazë ku 43 janë vrarë, nëntë janë plagosur dhe gjashtë kanë rezultuar të zhdukur.

Një zyrtar lokal ka njoftuar për 50 të vdekur dhe 20 të plagosur.

Një burim lokal thekson se autorët e sulmit kanë përfituar nga bashkëpunëtorët në këtë bazë.

Sulmi ndodhi në orën lokale 02:50 kur një grup kryengritësish kanë sulmuar bazën e Chashmos, në disktriktin e Maiwand me anë të një Humvee (automjet ushtarak) të mbushur me eksploziv.