Afrim Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në pako me përbërjen e re qeveritare

Flash | Publikuar më 17.03.2017 në ora 23:16

Afrim Gashi nga Lëvizja BESA sonte ka qenë i ftuar në emisionin 360 shkallë të Alsat – M, ku ka folur për situatën e fundit politike të krijuar në Maqedoni.

“Disa herë në kryesinë e Lëvizjes BESA e kemi diskutuar këtë punën e Kryetarit të Kuvendit, çështja e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit duhet të jetë në pako me votimin e përbërjes së re të Qeverisë, për shkak se të gjihë e dimë se kryetari i Kuvendit është një nga postet më të rëndësishme në shtet. Kjo nuk është diçka e parëndësishme që ta lëmë vetëm që procesi të ecë para, nuk mund të jetë Kryetar Kuvendi ndonjëri që është i dyshuar, pra duhet të jetë në pako kryetari i Kuvendit dhe përbërja e Qeverisë”, – theksoi Gashi.

BESA është në proces që të ndikojë normalizimin e situatës këtu që e bëjmë për hir të situatës së tensionuar shtoi Gashi.