Afrim Gashi: Nëse gjykohen kriminelët e VMRO-së, kurse falen ata të BDI-së, kjo do të ishte shumë e dëmshme

Flash | Publikuar më 17.03.2017 në ora 23:22

Gashi: Neve na duhet një Qeveri që e lufton me çdo kusht krimin

Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili sonte ishte i ftuar në 360 Shkallë, i pyetur nga gazetari në lidhje me formimin e qeverisë së ardhshme në formë shumë të prerë deklaroi se BESA pa qenë e bindur se qeveria e ardhshme do i ndihmojë shqiptarët, as që do bisedojë për qeveri.

“Nëse gjykohen kushtimisht thënë kriminelët e inkriminuar të VMRO-së, kurse do të tentohen të falen kriminelët e BDI-së, kjo dë të ishte një hap shumë i dëmshëm për shtetin, për neve krimi e korrupsioni nuk kanë etni, krimi është krim, neve na duhet një Qeveri që e lufton me çdo kusht krimin, dhe nëse kjo nuk ndodh në një Qeveri të ardhshme e nuk e bënë këtë, atëherë do të jetë vërtetë problem i madh”. Askush nuk nuk mund të ketë luksin t’i mbyllë sytë para faljes së krimeve të BDI-së ndaj shqiptarëve, pasi që ajo do ju mundësonte që edhe në të ardhmen ta bllokojnë procesin e ndjekjes së njerëzve të inkriminuar, – theksoi Gashi.

Tutje Gashi ka thënë se BDI është një koncept i vdekur politik.

“Lëvizja BESA në këtë proces nuk ka hyrë për poste qeveritare, e as për ndarje të kulaçit qeveritar, por jemi të përkushtuar në maksimum që të zgjidhet kriza, të kthehet mirëqenia në vend dhe të përmirësohet gjendja e shqiptarëve dhe në përgjithësi e tërë qytetarëve në vend. Vendi duhet të kthehet në rrugën Euro-Atlantike dhe të shkëputet nga ndikimi Rus ku e ka shpjerë pushteti VMRO-BDI”, shtoi Gashi.