BDI promovoi në Konventë kandidatët për kryetar komunash në zgjedhje lokale. Nga Shkupi, kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti kandidatëve u bëri thirrje për fushatë dinjitoze, premtime konkrete dhe angazhim në interes të qytetarëve. BDI në këto zgjedhje do të garojë në 18 komuna në vend. Kreu i integristëve para kandidatëve dhe simpatizantëve theksoi se programi i BDI-së parashikon akoma më shumë projekte në nivele lokale.
“Hapat që janë bërë janë për tu përshëndetur, si në drejtim të iniciativave apo të fillimit të punimeve për pastrimin e ujërave të zeza apo riciklimin e mbeturinave ndër qytete dhe vendbanime. Por ne jemi në disa hapësira që akoma ka nevojë për dorën tonë, për angazhimin tonë, për mobilizimin dhe qasjen tonë”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.