Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin francez. Ahmeti siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i tij vlerëson se nuk ka nevojë të nguten. Vendimi i BDI-së, sipas kreut të kësaj partie duhet të prodhojë siguri, stabilitet, qëndrueshmëri si dhe të jetë në partneritet me komunitetin ndërkombëtar.
“Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet”, thuhet në komunikatën e BDI-së drejtuar mediave. Për këto, vijon më tej komunikata, në BDI ka debat shumë të hapur, të argumentuar dhe konstruktiv, përfshirë edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademike”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BDI.
Ndryshe BDI dhënien e nënshkrimeve të deputetëve për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, e ka kushtëzuar me deklaratë të shkruar nga kjo parti ku do të siguronin se pranojnë platformën e përbashkët të partive shqiptare.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero