BDI dhe VMROuy DPMNE sot kanë realizuar një takim në nivel liderësh, gjegjësisht takimi është zhvilluar mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Përmes një komunikate, BDI njofton se Ahmeti dhe Gruevski kanë biseduar për rezultatet e zgjedhjeve si dhe situatën aktuale politike në Maqedoni.
“Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me Kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ku është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike. Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim”, shkruan në komunikatën e BDI-së.