Liderët e dy partive shqiptare, BDI dhe PDSH, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci vazhdojnë me avasin e vjetër. Për të disatin mandat me radhë ata marrin mandatin e deputetit, marrin pjesë në seancën konstituive dhe më asnjëherë nuk shkelin në Kuvend, raporton SHENJA.
Edhe këtë javë kur bisedohet për procedurat e debllokimit të Kuvendit, Thaçi dhe Ahmeti nuk janë parë në ulëset e rezervuara për ta në sallën plenare të Kuvendit.