Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot duhej të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Sllobodan Bogoevskit, ish-shef i kundërzbulimit. Ai është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, krerë të BDI-së, për dëshminë e tij në New York, në lidhje me Magyar Telekom.
Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka theksuar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, njohton Almakos.
Për dëshmitarë në seancën e sotme gjykata vendosi të thërras dhe avokaten Biljana Panova, noterin Sasho Klisarovski dhe përkthyesen të cilës iu është dhënë vërtetësia e deklaratës e cila ka qenë e shfrytëzuar për nevojat e procedurës hetimore në SHBA, nga këtu, Ahmeti dhe Xhaferi do të tregojnë se deklarata është dhënë në Shkup dhe për këtë kompetente është Gjykata në Shkup, e jo në hapësirën e Ambasadës së Amerikës në Shkup.
Avokatja Biljana Panova, refuzoi të dëshmojë duke u thirrur në fshehtësinë e deklaratës së dhënë paraprakisht për nevojat e gjykimit në SHBA, ndërkaq Sasho Klisarovski I cili po ashtu ka qenë I thirrur në gjykatë, nuk ishte prezent, pasi i njëjti ndodhej në pushim vjetor.
Si dëmshpërblim për këto procedura Ahmeti ka kërkuar 3 milionë denarë, kurse Xhaferi 2.5 milionë denarë.
Ndërkaq lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, sot nuk u paraqitën në gjykatën themelore Shkupi 1.
Seanca e radhës është shtyrë për më 4 qershor./Almakos