Ali Ahmeti pranon me gojën e tij se sa i pafuqishëm ka qenë këto 15 vitet e kaluara përballë Nikolla Gruevskit të VMRO-së. Ai thotë se ka qenë “opozitë” në Qeveri, edhe pse 15 vite ka kërkuar votat e shqiptarëve që më pas i ka shndërruar në benefite tenderësh për të dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Kjo deklaratë e Ahmetit nuk mund të kuptohet ndryshe përveç si tentim për t’i larë gjynahet për dështimet e BDI-së. Nga ana tjetër analistët komentojnë se është e vërtetë që mandatin e fundit BDI ka qenë e kapur nga Gruevski për shkak të skandaleve të saj korruptive të kapura në përgjime, por duke marrë parasysh se përgjimet e njejta i ka edhe LSDM, nuk mund të pritet diçka më mirë nga BDI as në mandatet e ardhshme.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Gresa Hoti trondit rrjetin me fotot në bikini, ekspozon me shumë se ç’duhet!
- Pasi shumbi shumë peshë, Big Mama tash merr guximin të shfaqet në këtë veshje
- Ageler: Nuk do të arrihet asgjë me mosvotim
- Nuk do besoni se kush i bashkoj Luizin dhe Ledrin
- VLEN: BDI-ja si zakonisht gënjen
- Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit
- Me superekspertizë do të vazhdojë procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra
- Shporta sindikale minimale për prill është 60.212 denarë,