Në kuadër të vizitës në Maqedoni, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Parlamentit. Talat Xhaferi, eurokomesari Johanes Han ka takuar edhe përfaqësuesit e partive politike. Kryetari i BDI-së, Ali AHmeti pas takimit me Hanin tha se e ka sigururar eurokomesarin në përkushtimin e partisë së tij drejtë reformave që do ta afrojnë vendin në strukturat euro-atlantike.
“Zotëri Han ishte shumë konkret lidhur me agjendën e vendit tonë në drejtim të zbatimit të reformave, si në gjyqësi ashtu edhe në fusha të tjera. Gjithashtu mjaft i interesuar edhe për proceset euro-atlantike, me çka sigurove zotërin Han se ne me përkushtim punojmë që të arrijmë rezultate”, deklaroi Ahmeti.