Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis Kryetarit të BDI-së Ahmeti dhe liderit të LSDM-së Zaev pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016.
Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kamë prezantuar në këtë periudhë, pa byrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete.
Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë.