Lidhja Social Demokrate ende po heshtë lidhur platformën e përbashkët shqiptare. Është dita e tretë me radhë që TV21 kërkon përgjigje lidhur me këtë temë, por askush nga kjo parti nuk i përgjigjet thirrjeve.
Dita e tretë pasi partitë shqiptare shpalosën platformën e përbashkët, Lidhja Social Demokrate nuk ka qëndrim se a është e pranueshme apo jo kjo platformë.
Derisa Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar.
Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“G: Jeni ju për zgjedhje të reja Z. Ahmeti ?
Pse jo
Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cili do subjekt”, tha Ahmeti.
E derisa LSDM po heshtë, Nikolla Gruevski është shumë i qartë. Ai thotë se BDI është e vetëdijshme se nëse VMRO DPMNE është kundër, dygjuhësia nuk do të bëhet.
“Shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të ju ndihmoj nëse ka dygjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë, përfshirë këtu Dellçevën, Berovën, Gjevgjelinë apo Kavadarin. Dy gjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe kantonizim nuk mund të realizohet nëse VMRO DPMNE është kundër. Në BDI e dinë shumë mirë këtë”, tha Gruevski.
Ish ministri i punëve të brendshme dhe kandidat për president nga radhët e LSDM-së, Lubomir Fërçkovski, e vlerësoi platformën e përbashkët si një dëshpërim të madh.
Ai në kolumnën e tij shkruan :
“Nuk e di kush e ka përpiluar, kush ju ka ndihmuar, dhe ku e kanë hartuar, por ky dokument objektivisht i ndihmon vetëm VMRO DPMNE-së dhe Gruevskit, si dhe BDI-së dhe Ali Ahmetit, për ti rinovuar pozitat e tyre të shkatërruara, kurse shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të ju ndihmojë asgjë”, thotë ai.
Përveç LSDM-së dhe BDI-së, të cilat ende nuk i kanë definuar pozitat e tyre, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë kanë përsëritur disa herë, që nuk duan koalicion me Nikolla Gruevskin.
Data 18.04.2024
Aktuale
- Nisma e Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?
- Seanca konstituive e Frontit Europian – Baki: Bashkë do të fitojmë!
- Inside Story/ ‘Drejt BE’, kandidati Osmani: Kur të arrijmë presidentin e parë shqiptar…
- Burg të përjetshëm për shtetasin e Maqedonisë, goditi 40 herë me thikë gruan e tij
- Zgjedhjet Parlamentare/ LSDM nis fushatën me moton ”Nuk heqim dorë nga e ardhmja”!
- “E Majta” në zgjedhjet parlamentare do të garojë me sloganin “Të pakorruptuarit në Kuvend”
- Pendarovski: Integrimi evropian i bllokuar nga VMRO DPMNE-ja
- Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit