Aksident i frikshëm në Tiranë, përmbyset vetura, lëndohet pasagjeri (Video)

Kronikë e zezë | Publikuar më 13.09.2017 në ora 14:16

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë, ku mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K.

Si pasojë e përplasjes, mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.

Për pasojë nga përplasja pasagjeri në mjetin e përmbysur është lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak. Më datë 13.09.2017, rreth orës 12:53 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një mjet të përmbysur në rrugën “Hoxha Tasim”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimi paraprak ka rezultuar: Në rrugën “Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin K.D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F.K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues shtetasin F.K., është përmbysur.

Nga përmbysja e mjetit me drejtues shtetasin F.K., është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve. /Panorama/