Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në lagjen Butel të Shkupit, mëson SHENJA.
Sipas fotos më poshtë, shihet një veturë e cila duket se është rrokullisur po ende nuk dihet se si ka ardhur deri në këtë gjendje.
Aksidenti ka ndodhur para pak minutash në nënkalimin që është në hyrje të kësaj komune. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. /SHENJA/