Një aksident ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, ku si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale “Mitrovicë-Prishtinë”, saktësisht në fshatin Pestovë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, Avni Zahiti, nga Policia e Kosovës.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në rrugën nacionale –Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor zona e fshatit Pestovë”, ka konfirmuar Zahiti për Gazetën Express.
Tre të lënduar në aksident kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti