Albin Tahiri përfundon në vendin e 37-të në lëshimin e parë me ski në PyeongChang

Sport | Publikuar më 13.02.2018 në ora 09:30

Albin Tahiri ka bërë lëshimin e parë me ski në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Pjesëmarrësi i Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore është renditur në vendin e 55-të, ndërsa në këtë garë (Alpine të kombinuar) ishin pjesëmarrës 65 garues.

Gara e ardhshme e Albinit është pasnesër (të enjten) dhe shpresojmë në një renditje më të mirë.

“Kur e pash që garuesit e tjerë kishin problem vetëm desha të përfundoj garën dhe kjo nuk është keq”, ka thënë tha Tahiri.

“Më është realizuar ëndrra që të jem në këto gara. Pasnesër do të kem tjetër disiplinë. Unë pres që të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, ka shtuar Albini për RTK, i pyetur për garën e radhës.

Pavarësisht rezultatit, vet pjesëmarrja e Albin Tahirit në PyeongChang është një krenari. /Telegrafi/RTK/