Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Saraj (FOTO)

Kryesore | Publikuar më 19.10.2017 në ora 21:21

Një ditë pas koalicionit zyrtar mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, në Saraj sonte është organizuar takim me qytetarët. Në këtë takim janë shfaqur të bashkuar para qytetarëve të Komunës së Sarajit, kandidati i Lëvizjes BESA, Bashkim Bakiu dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Ekrem Alija.

Alija i falenderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë në rrethin e parë, dhe kërkoi që angazhim edhe më të madh për kandidatin e BESËS, Bashkim Bakiu i cili do të garojë në rreth të dytë me Blerim Bexhetin e BDI-së.