Aleanca dhe BESA fillojnë takimet e përbashkëta me qytetarët në Likovë (FOTO)

Kryesore | Publikuar më 19.10.2017 në ora 21:31

Edhe në Likovë tashmë koalicioni mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët, ka filluar takimet me qytetarë.

Në këtë takim prezantojnë nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri, i shoqëruar nga kandidati i kësaj partie për Komunën e Likovës, Bekim Afuzi, ndërsa nga Lëvizja BESA prezantojnë kandidati për kryetar komune, Shaban Zendeli i cili do të përballet në rrethin e dytë me kandidatin e BDI-së, Erkan Arifi, si dhe anëtari i Lëvizjes BESA, Arijanit Hoxha.