Intervistë me Aleksandër Mihajllovskin, drejtues i nismës për reforma në VMRO-DPMNE
Mihajllovski, me shqiptarët na bashkon lufta për liri dhe drejtësi
Cfarë fshihet pas nismës për reforma në VMRO-DPMNE, cfarë qëllimesh duan të arrijnë nismëtarët e kësaj ideje. Cila është ideologjia burimoreV e VMRO, si dhe kur Gruevski e braktisi këtë ideologji. Përgjigjet e këtyre pyejteve mësoni në intervistën që Almakos zhvilloi me nismëtarin e reformave në VMRO-DPMNE, Aleksandar Mihajllovski.
Në këtë intervistë Mihajllovski flet edhe për raportet e VMRO me popullin shqiptar, cfarë e lidhë këtë parti me shqiptarët, si të kthehet mirëbesimi dhe si të ndërtohet ardhmëria e përbashkët mes dy popujve.
“Ne duhet patjetër të ndryshojmë fjalorin, mënyrën e sjelljes, duhet të ndryshojmë mendësinë, të pranojmë se ne jemi vëllezër, se jetojmë bashkë, thithim ajër të përbashkët, dhe se bashkë duhet ta ndërtojmë ardhmërinë tonë”, thotë Mihajllovski duke folur për perspektivën e raporteve shqiptaro-maqedone.
Për të kuptuar fatin e Nikolla Gruevskit, qëndrimin e faktorit ndërkombëtarë ndaj reformave në VMRO-DPMNE dhe rolin e LSDM në pushteti ndiqni intervistën e Almakosit të zhvilluar nga gazetari Naser Selmani me drejtuesin e nismës për refoma në VMRO.