Alimi dhe Zeqiri njohën sulmuesit e Selës

Kryesore | Publikuar më 16.04.2018 në ora 13:36

Ish pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, Abdulfetah Alimi si një nga dëshmitarët për dhunën ndaj deputetit Zijadin Sela njohu dy persona prej të akuzuarve. Për njërin , të akuzuarin Aleksandar Janevski Toshta, Alimi deklaroi se paska luajtur nxehtë-ftohtë me atë që herë paska qetësuar turmën  , e herë është kthyer nga Sela, transmeton Almakos.

“Një tjetër i maskuar me kapele fantome dhe bluzë të zezë jepte komanda. Kishte edhe një person që vazhdimisht kërkonte gjak shqiptari e ai sishte i maskuar”- ka deklaruar Alimi.

Ai njohu Kire Georgievskin për të cilin tha se ai është dhunuesi që ishte pa maskë. Ai, tha ndër tjerash Alimi, i bërtitte Zaevit se është shpirt i shitur, tradhëtar dhe shqiptar i vogël, kurse ai tjetri , i maskuari thirrte turmën që të vret Selën.

“Më pyetën kush jam , unë u thash se jam nga sigurimi i Kuvendit. Nga mënyra e të folurit më njohtën se jam shqiptar dhe ma mëshuan me grushta tre herë. Më shpetoi kolegu i cili u tha që mos të më rahin se jam njeiru i tyre”- shtoi Alimi.

Ky dëshmitar gjatw seancës ceku momentet më trishtuese gjatë përpjekjes së dhunuesve ta likuidojnë Selën, por shpjegoi edhe mënyrën se si e kanë shpëtuar nga vrasja.

“Së bashku me kolegun Vlladimir Stojkov dhe kolegen Millunka nga Klubi i deputetëve pranë Kuvendit e çuam Selën në bifen e kuvendit ku i dhanë ndihmë të parë” – vazhdoi Alimi

„Selën e transferonim nëpër shkallët e katëve më të lartë. Ai s’ishte në vete dhe më pyette: Ku më coni? I thash se është në duar të sigurta. Kur u ngjita lartë dëgjova si bertasin në garazhë : “S’u kry puna me Selën”. Shkuam në katin e tretë, gjetëm një zyre unë , Sela dhe një djal . E lamë Selën ndër tavolinë. Berrtita :” ndihmë!”,  dhe erdhi një motër medicinale e punësuar në Kuvendin. Pastaj mu paraqit deputeti Zulfia Alili e më vonë edhe Ali dhe  më lidhën me një policë. Kur mu paraqit polici i thash se më nevojiten pesë policë ne civil. Erdhën tre në civil e dy në uniformë. E transferuam Selën  në përdhezë. Sela ishte i maskuar me kapelë dhe legitimacion polici. Kërkuam nga deputeti Gjorçev makinë të blinduar. Ajo na pritte para garazhës. E vendosëm Selën në të dhe e dërguam në Qendrën Klinike”  – ka deklaruar Alimi në thënien e vet para gjykatës penale.

Në gjykatën penale Alimi ishte I sjellë nga burgu hetimor të Shutkës .

Në gjykimin e sotëm për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela më 27 prill dëshmonte  edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri.

Në dëshminë e vet deputeti Muhamed Zeqiri tha se ka qenë  në galerinë kur ka dëpertuar turma në pres qendrën e Kuvendit. Krejt që paska ndohur kanë shikuar nga lartë. Pastaj me disa kolege janë mbyllur në kabinën e perkthimeve, kurse  në të gjithë anët kanë fluturuar gjësende që i paskan hudhur dhunuesit për t’i goditur deputetët. E ka parë Selën të lënduar. Paska qenë i goditur me ndonjë send pasi çka ka patur rrjedhje gjaku.

“Pash kush e ndau Selën nga deputetët, në të vërtet e ngreu për dore“ deklaroi Zeqiiri, duke  e treguar me gisht të akuzuarin Aleksandar Janevski – Tosta.

“Tostës i ndihmuan dy veta që ta ndajnë nga deputetet. Njëri prej tyre kishte jelek të zezë kurse tjetri isht me kapuç. Ai që ishte me  jelek po gjendet këtu” – ka thënë Zeqiri duke iu drejtuar të akuzuarit Sasho Senkov- Senko . Ai vazhdoi tregimin se pasi e paskanë larguar Selën ndër galerinë nuk ka mundur të sheh se çka po ndodh me atë,  por se është më se i sigurt që ai me kapuç paska qenë me i dhunshëm.

“Nga një gazetare mora mesazhë. Më pyeste a është e vërtet se Sela është i vdekur. I përgjegja se nuk mund të shoh asgjë. Një pjesë nga deputetet kanë menduar se unë jam i sulmuar e jo Sela sepse edhe une kam flokët e gjata. Pastaj mora lajmin se Sela është në spital” – ka deklaruar Zeqiri duke dëshmuar për dhunën e 27 prillit./ Almakos