Ambasada e SHBA-së në Maqedoni sot ka njoftuar se janë duke e mbikëqyrur procesin e formimit të Qeverisë dhe i bëjnë thirrje partive që të vazhdojnë me bisedimet për formimi e qeverisë së re.
“Presim që të punojmë me qeverinë e Maqedonisë, kur do të formohet, për avancimin e integrimeve euroatlantike nëpërmjet zbatimit të reformave të parashikuar në Marrëveshjen e Përzhinos, posaçërisht në pjesën e sundimit të së drejtës”, kanë thënë nga ambasada në pyetjen se si i komentojnë zhvillimet e fundit pas mossuksesit për formim të Qeverisë së re.
Nga ambasada e SHBA-së kanë shtuar se mbesin partnerë të Maqedonisë në këto përpjekje.