Zgjedhjet e 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup me rastin e zgjedhjeve lokale. Në komunikatë, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve fton qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe i inkurajon ata që bashkë me shoqërinë civile dhe mediat, të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. “Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Besojmë se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie. Ambasada e SHBA-ve do të marrë pjesë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, së bashku me vëzhguesit tjerë ndërkombëtarë dhe lokal.” thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Data 29.03.2024
Aktuale
- Pas zgjedhjeve, ndryshime kushtetuese, pastaj qeveri! Fituesi i zgjedhjeve kushtëzohet që tani
- Banka Popullore: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro
- RUSI – Lavrov: Plani i paqes në Ukrainë i pakuptimtë
- VLEN: BDI kërkon ilaç për humbjen zgjedhore në skenarin rus
- Nusja e Shpëtim Deskut ka dalë në iftar me shoqe, por vëmendjen mori stili i saj i flokëve
- Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme
- Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit
- Zgjedhjet 2024/ VMRO-DPMNE bën publike listat dhe Koalicionin “Maqedonia yte”