Partitë në pushtet kanë skenar që me veprime antikushtetuese, të thellojnë krizën politike në vend, të prishin rendin kushtetues dhe të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Kështu i vlerëson zhvillimet e fundit politike në vend kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, i cili vlerëson se ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevskit, ende pa siguruar shumicën prej 61 deputetëve e vlerëson si akt antikushtetues. Ky proces, thotë Andov mund të korrigjohet vetëm nëse pas afatit 20-ditor mandati do t’i ndahet përfaqësuesit të një partie që do të sigurojë shumicën parlamentare dhe jo fituesit të zgjedhjeve.
“Kushtetuta nuk njeh fitues të zgjedhjeve, por kriteri i i vetëm është shumica, krijimi i shumicës është proces që rrjedh në periudhën parazgjedhore kur ka koalicione parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve kur ka koalicione pas zgjedhore. Në këto periudha krijohet shumica. Tani duhet që presidenti të mbrojë Kushtetutën, por ai është ai që e shkel, kjo nuk është në rregull”, ka thënë për TV SHENJA, Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit.
Andov dyshon se VMRO-DPMNE dhe BDI tanimë kanë një plan të gatshëm për të përsëritur zgjedhjet duke shpresuar se do të rikthejnë rezultatin e vjetër. Por, Andov thotë se në këtë qëllim ata nuk kanë asnjë element që do t’i siguronte, ndërsa nga ana tjetër ai është i bindur se veprimet e këtilla vetëm se do të thellojnë krizën politike në vend.
“Nëse ky është një plan i gatshëm që të pengohet formimi i Qeverisë, atëherë punët komplikohen më shumë. Si mundet që në kushte kur mund të formohet Qeveri, të krijohet shumicë, nuk krijohet shumicë, por të prishet rezultati zgjedhorë dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Kush i siguron që rezultati nga zgjedhjet e reja do të jetë më ndryshe, kush i garanton? Duhet të shihet çfarë ndodh në shtet. Është e qartë se bëhen plane për të prishur rendin kushtetues në Maqedoni, kjo po ndodh”, tha më tej Andov.
Por, kush do t’i organizonte zgjedhjet e reja parlamentare nëse gjatë periudhës në vazhdim nuk arrihet asnjë marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeveritar. Andov thotë se organizimin duhet ta bëjë KSHZ, ndërsa pushteti nuk duhet të ndërhyjë aspak. Por, duke pasur parasysh traditën e deritanishme dhe qëndrimet e partive politike, në lojë mbeten disa kombinime për Qeverinë e cila do të organizojë zgjedhjet e reja eventuale. Qeveria aktuale VMRO-BDI sipas gjitha gjasave do të kontestohet nga opozita e cila edhe në zgjedhjet e kaluara nuk ju besoi. Me këtë rriten mundësitë që edhe për zgjedhjet e ardhshme të formohet qeveri kalimtare, e cila nënkupton një qeveri që do të ketë mandat vetëm organizimin e zgjedhjeve dhe përgatitjen e kushteve për zgjedhjen e një qeverie të re dhe stabile. Një nga opsionet e qeverisë kalimtare është koalicioni i zgjeruar që nënkupton një koalicion i katër partive më të mëdha, në rastin aktual, VMRO, LSDM, BDI dhe Lëvizja Besa. Një formë tjetër e një qeverie kalimtare është Qeveria teknike ose e ekspertëve, që nënkupton emërimin e ekspertëve nga fusha të ndryshme në Qeverinë e përkohshme deri në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Guardiola para gjysmëfinales me Chelsean: Më pëlqen të luaj kundër Pochettinos
- E rrallë: Babai po i dhunonte nënën, djali e denoncon në Polici
- Rron Gjinovci: Tash “gazetarët” i nxjerrin flokët e veta me këtë deklaratë të Albinit!
- Bojmacaliev: Mbi 100 mijë qytetarë presin dokumentet e tyre personale, afati ligjor është shkelur
- SPM ka parashtruar kallëzim penal kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe tre persona të tjerë për punët pandërgjegjshme
- “Të vdektë fëmija në bark”, Sara rrëfen e tronditur për mallkimet
- Shkupjani raportohen për mashtrim-merr 800 euro nga një person nga Tetova, por nuk e kryen transportin e një veture nga një shtet të huaj
- Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë