30 March
Komisioni anti-korrupsion gjithnjë e më pak monitoron pasurinë e funksionarëve, ndërsa hidhen poshtë kërkesat për ndjekjen penale për korrupsion në nivelin më të lartë. Këtë e tregoi raporti i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili analizoi punën e Komisionit anti-korrupsion për vitet 2006-2015. Ata thonë se Komisioni shtetëror, edhe pse ka pasur të drejtë ligjore të hetojë dhe të veprojë, megjithatë ka dështuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin.
Sipas ligjit, nëse Komisioni Shtetëror Anti-Korrupsion konstaton se ka keqpërdorim të fondeve buxhetore dhe të fondeve publike në Maqedoni, mund të fillojë procedura para autoriteteve kompetente që të vazhdojnë përgatitjen e raporteve për dyshime të bazuara për keqpërdorim të fondeve buxhetore dhe ti dorëzojnë në Parlament. Në vitet e fundit, në tetë ciklet zgjedhore nuk është përgatitur asnjë raport i tillë – Marija Sazdovski – QMBN.
Kryetari i komisionit anti-korrupsion, Igor Tanturovski, mbrohet duke thënë se ata nuk bëjnë dallim të korrupsionit të mesëm apo të lartë dhe se çdo lëndë që ju vjen e procedojnë në bazë të fakteve. Ai nuk pranoi të thotë, sa dhe për cilët funksionarë deri tani kanë dorëzuar iniciativa, duke u thirrur në prezumimin e pafajësisë.
Për këto arsye ne mbajmë shumë llogari që të mos e etiketojmë dikë publikisht, dhe pastaj të dëshmohet se ata nuk kanë qenë të bazuara. Unë nuk mund të them se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit 100 për qind i realizon kompetencat e veta, gjë që mund të shihet nga prezantimi, por me këtë kapacitet që ka në dispozicion Komisionin shtetëror, e kam fjalën për aspektin material dhe njerëzor, punon maksimalisht – tha Igor Tanturovski, Kryetar i Anti-Korrupsionit.
Nga QMBN theksuan se është e domosdoshme Komisioni të bashkëpunojë me organizatat civile dhe ta përdorë ekspertizën e tyre, por edhe ta informojë më shumë publikun për aktivitetet.
Alsat-M