Seanca e sotme për rastin “Mitmarrja” është anuluar për më 3 prill. Arsyeja e anulimit është mungesa e të akuzuarit Zoran Zaev, i cili nuk u paraqit në gjykatë, raporton SHENJA.
Siç tha avokati i tij Filip Medarski, Zaev ka qenë në Sarajevë, ku pritet të merr shpërblimin për kryetarin e komunës më të mirë në Evropën Juglindore.
Muajin e kaluar seanca u anulua për shkak kërkesës që prokurori Zlatko Bikovski të largohet nga lënda.
Ai si prokurorë kishte ardhur në seancën e fundit për të zëvendësuar prokurorin Vlladimir Milloshevski, të cilit i ka skaduar afati.
Powered by WPeMatico