Pajtimi rajonal i Ballkanit është sinjal pozitiv për kompanitë franceze që
ta ripërtërijnë interesin, kapitalin e tyre ta drejtojnë dhe investojnë në rajon, përfshirë edhe në Maqedoni, ka potencuar ambasadori francez në Maqedoni Kristian Timonie në takimin e sotëm me ministren e angazhuar të Investimeve të Huaja Zorica Apostollska.
Në këtë rast, ai ka shfaqur interes për strategjinë që e ka Qeveria në qasjen për tërheqjen e investimeve të huaja.
Në takim, siç kumtuan nga Kabineti i Apostollkës, janë shqyrtuar mundësi për avancimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Francës.
Ministrja Apostollska është përqendruar në Planin për rritje ekonomike dhe në këtë rast ka theksuar se në tërheqjen e investimeve të reja do të ofrohen mundësi të barabarta për kompanitë vendore dhe të huaja të marrin benefite nga shteti, në këtë rast duke theksuar se njëra ndër qëllimet do të jetë edhe vendosja e bashkëpunimit të qëndrueshëm afarist ndërmjet tyre.
Duke potencuar se transparenca e procesit ajo e ka informuar ambasadorin se në strategjinë për tërheqjen e investimeve të huaja janë paraparë racionalizim të procesit të përgjithshëm me aktivizimin e potencialit të rrjetit diplomatik ekonomik për promovimin e potencialeve investuese të Republikës së Maqedonisë.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë për formimin e odës ekonomike Francë-Maqedoni, si formë e ndërlidhjes së organizuar të kompanive të Maqedonisë dhe Francës, ndërsa me qëllim të intensifikimit dhe thellimit të relacioneve të biznesit ndërmjet dy vendeve.
Data 29.03.2024
Aktuale
- Zgjedhjet 2024/ VMRO-DPMNE bën publike listat dhe Koalicionin “Maqedonia yte”
- Lëvizja e Turqve të Maqedonisë sot edhe zyrtarisht pjesë e “Frontit Europian”
- Maqedoni: Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit 2023 ishte 4,458 milionë euro
- Shkurta e Hajrushi s’dinë të plaken, shfaqen më të dashuruar se kurrë duke u përqafuar në rrugë
- Policia gjobit 207 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni
- Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut
- Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë
- Kanë vjedhur bagëti nga një stallë dhe më pas i kanë shitur, arrestohen 5 persona nga Dobërdolli i Gostivarit