Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nuk do të japë dorëheqjen nga funkasioni, edhe pse në zgjedhjet e ardhshme lokale ai zyrtarisht është kandidat për kryetar të Gostivarit nga subjekti Aleanca për Shqiptarët. Ai tha se gjatë fushatës zgjedhore nuk do të përdorte asnjë benificion nga Ministria, transmeton FLAKA.
“Unë nuk do të përdor asgjë. Asnjë automjet zyrtar, asnjë telefon apo burim tjetër nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Taravari.
Ai tha se nuk do të japë dorëheqjen deri në fund të zgjedhjeve dhe se kabineti funskionon pa pengesa.
“Kabineti punon pa probleme. Ka zëvendësministër, ka sekretar shteti, kabineti ka projekte që funksionojnë mirë. Për momentin, nuk do të jap dorëheqje, mendojmë se kështu do të funskionojmë dhe kështu do të vazhdojmë, ka disa projekte që duhet të bëhen. Të prishet tani ekipi nuk do të ishte korrekte, mendoj se funksionon mirë” thotë Taravari.