Përfaqësuesit e kreditorëve ndërkombëtarë ishin sot në Greqi për të analizuar ecurinë e programit të reformës ekonomike.
Pas krizës financiare të vitit 2008, Greqia ka premtuar reforma të mëdha në këmbim të një pakete financiare deri në 86 miliardë euro (94 miliardë dollarë).
Sipas burimeve të Ministrisë greke të Financave, në fokus të tyre do të jenë privatizimet, përfshirë kompaninë e energjisë elektrike, DEI, si dhe shqyrtimi i reformave mbi të drejtat kryesore dhe sindikatat, rritjen e taksave dhe reduktimet e pensioneve.
Ekspertë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (ECB) , Mekanizmi i Stabilitetit Europian (ESM) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) pritet të qëndrojnë në Athinë deri në fillim të javës së ardhshme.
Paketa tjetër financiare do të paguhet vetëm pas një rishikimi të suksesshëm të reformave të Greqisë ku do te paraqitet edhe një raport për Eurogrupin e ministrave të Financave të BE-së.
Gjithashtu, marrëveshja e kreditorëve është një parakusht për lehtësimin e mundshëm të borxheve të Greqisë.