Avionët amerikanë sulmojnë një autokolonë të regjimit sirian

Bota | Publikuar më 19.05.2017 në ora 12:16

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se me një sulm ajror kanë qëlluar një autokolonë të mbështetur nga regjimi i Sirisë në afërsi të rajonit El Tanf.

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-ve kundër DEASH-it, thuhet se avionët amerikanë kanë qëlluar një autokolonë të forcave të mbështetura nga regjimi i Sirisë në afërsi të rajonit El Tanf, në jug të Sirisë.

Ndërsa një zyrtar i Pentagonit i cili ka folur për AA-në duke vënë në dukje se vazhdojnë vlerësimet në lidhje me rezultatet e sulmit, tha se në rajon ndodhen afërsisht 100 ushtarë të SHBA-ve dhe se SHBA-të që prej një kohe të gjatë në rajon trajnojnë njësitë milice kundër DEASH-it.