Me 21 dhe 22 prill të vitit 2018 në Luginë të Preshevës u mbajt konferenca e VIII e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit, transmeton Almakos.
Në atë konferencë u diskutua për aktivitetet e deritanishme midis të gjitha qendrave, vizionin dhe volumin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm si dhe u ndërtua edhe strategjia për dhjetë vitet e ardhshme.
Si pjesë e strategjisë së Korpusit të QSA-së e që ka të bëje për dy qendrat në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës ka qenë edhe thellimi i bashkëpunimi si dhe modifikimi i projekteve dhe programeve të përbashkëta.
Baki Ukshini, jurist dhe kryetar i QSA në Maqedoni në një prononcim për RTV ALDI në Preshevë ka thënë se QSA Maqedoni dhe QSA në Luginë të Preshevës do të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen.
“ Padyshim konferenca ndikon në bashkëpunimin e të gjithë Korpusit, kurse specifikisht ndikon edhe për shkak të afërsisë. Qëllimi i dy qendrave ndikon edhe teknikisht te bashkëpunimi midis Qendrës në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës. Gjatë konferencës është biseduar mundësia e intensifikimit të bashkëpunimit midis Qendrës në Kumanovë dhe në Preshevë duke e pasur parasysh se edhe QSA në Luginë të Preshevës ka staf, po edhe QSA në Maqedoni ka staf. Janë parë mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe të ndihmohet edhe fizikisht për shkak të afërsisë kur kanë nevojë qendrat për njëra-tjetrën. Ky është për momentin vlerësimi i ynë në këtë konferencë për bashkëpunimin midis dy qendrave native.”, deklaroi Baki Ukshini.
Përndryshe, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë është themeluar me 10 qershor të vitit 2012 ku gjatë ekzistencës së saj është marr kryesisht me aktivitete sociale./Almakos/