Banka Popullore raporton për depozitat

Ekonomi | Publikuar më 21.10.2017 në ora 10:31

Depozitat e përgjithshme në banka gjatë muajit shtator kanë shënuar rënie prej 0.5 për qind, por në nivel vjetor shënohet rritje prej 6 për qind, njoftojnë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Në shtator, depozitat e përgjithshme të sektorit korporativ janë ulur për 4.4 për qind, me kontribut të barazuar të depozitave në denarë dhe deviza. Në bazë vjetore, ka ngritje pre 5.6 për qind, që vjen si pasojë e rritjes së depozitave në denarë.

Te depozitat e amvisërive vërehet rritje mujore prej 0.8 për qind dhe rritje vjetore prej 5.6 për qind, që në pjesë të madhe vjen nga shtimi i parave në depozita dhe depozitave afatshkurta në valuta të huaja.