Projeksioni i bruto prodhimit vendor në prill është ulur me 2.5 %, krahasuar me atë të tetorit, ku parashikohej rritje prej 3.5%. kështu tha Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
BPRM ka pritje të pandryshueshme për nivelin e inflacionit krahasuar me tetorin dhe pret përshpejtim të rritjes së çmimeve, gjegjësisht inflacionit prej 1,3 % këtë vit dhe 2% deri në vitin e ardhshëm.
Në projeksionin e prillit, BPRM-ja konstaton se ekonomia e vendit do t’i ruaj bazat e shëndosha, por do të ketë vazhdim të ndikimeve negative të krizës politike mbi sjelljen dhe besimin qytetarëve dhe bisneseve.
/Almakos.com/