Banorët kërcënojne Komunën e Zhelinës: Ose pastroni rrugët ose i pastrojmë vet!

Komuna | Publikuar më 07.01.2017 në ora 01:07

Reshjet e pandërprera të borës jo vetëm që kanë paralizuar gjithë vendin, por kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave rrugët e të cilëve janë tërësisht të pakalueshme.

Banorët e Komunës së Zhelinës ankohen se auttoritetet lokale as që kanë tentuar t’i pastrojnë rrugët, gjë që po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve qoftë edhe për nevojat elementare.

Ata i bënë thirrje autoriteteve që t’i pastrojnë rrugët e të mos flejnë.

“Autoriteteve të komunës së Zhelinës ju themi, ose pastroni rrugët urgjentisht (sidomos në Merovë, Sallarevë, Cerovë dhe Leshnicë të Epërme) ose do t’i pastrojmë ne, duke filluar prej sonte në mesnatë!
Ju nuk duhet të fleni, ashtu siç sonte nuk mund të flejnë banorët e këtyre fshatrave!
Kjo nuk kërkon arsyetime! Jeni jo serioz dhe të papërgjegjshëm deri në fund! Turp të keni!”, shprehen banorët.