Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë

Shqipëri | Publikuar më 20.03.2017 në ora 21:17

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka thënë sot se Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të Partisë Socialiste (PS), pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karrigen e tyre me demokracinë.

“Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre”, ka thënë Basha nga “Çadra e lirisë”.

Basha vlerëson se trimat dhe trimëreshat socialiste, siç ka thënë shërbëtorë të krimit, por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.