Pas publikimit të listës për likuidim të disa politikanëve të lartë shqiptarë nga Maqedonia nga ana e organizatës “Syri i Popullit”, e që pasoi pas atentatit të pasukseshëm të Azem Vllasit, në BDI shprehen të qetë në lidhje me këto kërcënime, shkruan Fakte. Në lidhje me këtë, për të përditdhmen “Nova Makedonija” është deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Artan Grubi, i cili ka mohuar që kjo parti të ketë marrë kërcënime të drejtpërdrejta nga “Syri i Popullit”.
“Konkretisht nga organizata ‘Syri i Popullit’ nuk kemi marrë kërcënime direkte. Por, zotëriu i cii thirret në këtë organizatë deri më tani ka publikuar në mediumet shkresa për Ali Ahmetin.” – ka deklaruar Artan Grubi, duke aluduar në Murat Jasharin. Grubi gjithashtu ka deklaruar se BDI dhe anëtarët e saj në kontunuitet përballen me kërcënime të ndryshme, duke e përmendur eksplodimin para selisë partiake në Reçicë të Vogël si dhe ofendimet dhe kërcëniomet verbale që ata kanë pranuar në periudhën e kaluar.