BE nuk cakton afat për anëtarësimin e Serbisë

Ballkan | Publikuar më 14.07.2017 në ora 17:46

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke u shprehur se e vlerësojnë në mënyrë të “hapur” perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE, tha se “shpejtësinë e anëtarësimit të Serbisë në BE do ta përcaktojë përparimi i vendit”, raporton AA.

Tusk dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh të zhvilluar në Këshillin e BE-së. Në bisedime bëhet e ditur se janë diskutuar marrëdhëniet BE-Serbi dhe procesi i dialogut me Kosovën, i zhvilluar nën udhëheqjen e BE-së.

Duke rikujtuar se Serbia zgjedhjen “gjeostrategjike” e ka kryer nga ana e BE-së, Tusk ka vënë në dukje se tashmë nuk ka më kthim në këtë fushë, duke shtuar se “Shpresoj që zgjedhja juaj të drejtojë sjelljen tuaj.”

Ndërsa Vuçiç duke kërkuar që BE-ja të përcaktojë afatin kohor në lidhje me anëtarësimin e Serbisë, ka deklaruar se “Sikur BE-ja të kishte përcaktuar një afat kohor të qartë, populli i Serbisë do të ishte më i motivuar për ato që duhet të bëjë.”

Më tej duke shpjeguar se në bisedime kryesisht kanë cekur procesin e dialogut Kosovë-Serbi të zhvilluar nën udhëheqjen e BE-së, Vuçiç ka theksuar se janë të gatshëm të bëjnë atë që është e nevojshme për të ndërtuar paqen afatgjatë dhe stabilitetin në rajon.

Vuçiç ditën e djeshme para se të nisej drejt Brukselit ishte shprehur se në kuadër të takimeve me zyrtarët e BE-së prisnin dhënien një date të caktuar në lidhje me procesin e anëtarësimit të Serbisë.