Bebe Rexha shkroi historinë me suksesin e saj, ndërsa e kuptoi së fundmi për herë të parë (Foto)

Showbiz | Publikuar më 05.12.2017 në ora 19:47

Këngëtarja Bebe Rexha ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.

Ajo ka sjell këtë vit shumë prurje në muzikë, të cilat kanë rezultuar të suksesshme, dhe janë pëlqyer në masë nga publiku.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur edhe është renditur në top listat më të famshme ndërkombëtare, falë sukseseve të saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat e saj në InstaStory një nga sukseset e radhës.

Rexha ka treguar se është bërë femra e parë në historinë e ‘Billboard’ që renditet në e para në top listën e muzikës ‘country’.

Ajo madje tregoi se këtë gjë e zbuloi sot për herë të parë. /Telegrafi/