23 March 2018 / 18:18
Beko, brendi lider i pajisjeve për amvisëri në Evropë njofton vazhdimin e sponsorizmit me KF Barcelonën, që do të ofrojë një numër të madh të nismave të përbashkëta interesante gjatë tre sezoneve të ardhshme sportive. E publikuar në konferencën e përbashkët për shtyp në KF Barcelona në stadiumin Kamp Nou, kjo marrëveshje e re Bekon e bën partner kryesor dhe zyrtarisht e bën partner zyrtar të stërvitjeve të KF Barcelona, derisa KF Barcelona i zgjedh si zgjedhje e parë për pajisje për amvisëri. “Beko është e lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me KF Barcelonën, një nga klubet më të mira futbollistike botërore. Beko, si edhe KF Barcelona kanë një histori të gjatë dhe krenare për synim të vazhdueshëm ndaj përmirësimit të standardeve dhe marrjes së vendeve të reja. Jo vetëm kjo, por ne besojmë se sporti ka fuqi të pabesueshme për afrimin e njerëzve përmes ndarjes së vlerave, frymën ekipore dhe sfidën që të përmirësohemi çdo ditë. Prandaj jemi krenarë që ta kemi KF Barcelonën në anën tonë, derisa synojmë drejt një rritje më të madhe globale dhe sukses në vitet në vijim”.
Beko e nxit vetëdijen për brendin përmes bazës globale të tifozëve të KFB-së e cila arin në 300 milion. Brendi po ashtu është një nga tre sponsorët kryesor në 13 shtete të udhëhequra nga shtetet e Evropës Lindore të cilat kanë vetëdije më të madhe për sponsorimin. Që nga fillimi i sezonit 2014-2015, kur filloi sponsorimi, Beko kishte rritje konsistente në Spanjë dhe u bë njëri nga tre brendet e para në treg. Si një brend lider i pavarur për pajisjet e amvisërisë, po ashtu e riti vetëdijen për brendin në Azi/ Paqësor, Lindjen e Afërt, Afrikë dhe Evropën Lindore. Duke komentuar gjatë nënshkrimit, Jozef Maria Bartomeu, kryetarë i KF Barcelonës shtoi: “Vërtetë kam nderin që Beko dhe KF Barcelona mund ta vazhdojnë këtë partneritet tashmë të shkëlqyer dhe të suksesshëm. Ne jemi të nderuar që Beko do të bëhet partneri jonë i parë zyrtar për stërvitje i cili do të ndihmojë për përditshmërinë tonë në objektet tona për stërvitje me asortimentet e tyre të pajisjeve shtëpiake. Ndjesia e përbashkët për ambicie, respekt dhe punë ekipore është ndarë nga Beko ndërsa kërkojmë mënyrë për rritjen e brendeve tona drejt të radhës gjithkund në botë dhe me padurim presim të bashkëpunojmë në tre vitet e ardhshme dhe të shohim cilat punë të mëdha do t’i arrijmë”.
Jo vetëm sponsorim, por edhe kujdes social
Të dyja brendet kanë vlera të përbashkëta, të rrënjosura në dëshirën të bëhet ndryshimi në jetën e njerëzve, në nivel lokal dhe atë global. Ky vizion i përbashkët rezultoi me nismën globale të Beko-s, “Hani si heronj” dhe sot Beko dhe KF Barcelona shpallën Zherar Pikenë për ambasador global të programit.
“Hani si heronj” ka për qëllim të ndihmojë në epideminë globale të mbipeshës tek fëmijët duke i informuar prindërit dhe fëmijët për rëndësinë e të ushqyerit dhe ushqimit të shëndetshëm duke paraqitur atë që e hanë heronjtë e tyre, që të arrihen rezultatet më të mira.
Ambasadori i Beko-s dhe “Hani si heronj”, ylli i KF Barcelonës Zherar Pike deklaroi:
“Jam i mahnitur të jem ambasador në një fushatë të këtillë të rëndësishme dhe inovative. Prej kur fillova të garoj që në moshë të vogël fillova ta çmoj rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe tani si baba i dy fëmijëve, e çmoj më shumë se më parë. Statistikat globale për mbipeshën te fëmijët janë tronditëse dhe nuk tregojnë kurrfarë shenja përmirësimi që më bën krenar të punojë me Beko-n dhe ekipin tim që të ndihmojmë në menaxhimin e këtij problemi global.