Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot dhe nesër do të marrë
pjesë në Forumin për investime “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, i cili mbahet në Pragë.
Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do t’i paraqesë mundësitë për bashkëpunim dhe investim në Maqedoni në panel debatin për industrinë, energjinë dhe teknologjitë e reja.
Pjesëmarrësit në Forum, përfaqësuesit politikë, biznesmenët dhe investitorët nga Republika e Çekisë, nga RP e Kinës dhe nga vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të flasin për
energjitikën, financat, industrinë, arsimin, shëndetësinë, teknologjitë e reja, tregtinë elektronike dhe turizmin.
Forumi për Investime është nën mbikëqyrje të presidentit të Republikës së Çekisë Millosh Zeman dhe kryeministrit Bohusllav Sobotka ndërsa në organizim të Odës Ekonomike kineze për bashkëpunim
dhe Qendrës Ekonomike për Bashkëpunim në Kinë.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero