Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, sonte është takuar me aktivistët e Aleancës për Shqiptarët në këtë komunë. Në takim u bisedua për aktivitetet e përbashkëta që do të ndërmerren ditëve në vazhdim.
Koalicioni Lëvizja BESA – Aleanca për Shqiptarët pret fitore në Zhelinë. Në këtë komunë BESA garon kundër BDI-së. Me bashkimin e votave, BESA dhe Aleanca së bashku kanë 4.647 vota, kundrejt 4.009 votave të koalicionit BDI-LSDM.
Ndryshe, BDI në komunën e Zhelinës për herë të parë pas nëntë viteve do të jetë në opozitë në këshillin komunal, sepse BESA ka fituar 9 këshilltarë, BDI 8, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH nga 1 këshilltar.