Lëvizja BESA nuk do ta përkrah kandidaturën e Talat Xhaferit të BDI-së për kryetar të Kuvendit. Zëdhënësi I kësaj partie, Orhan Murtezani, ka njoftuar se Lëvizja BESA do të propozojë kandidatin e saj për kryeparlamentar.
“Lëvizja BESA nuk ka marrë vendim për mbështetjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Vendimi i fundit i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA është që BESA ta propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit”, ka shkruar Murtezani në Facebook.
Ndërsa sot BDI vendosi që për kryetar të Kuvendit ta propozojë koordinatorin e deritanishëm të grupit parlamentar të kësaj partie, Talat Xhaferin. Nga partia e Ahmetit pretendojnë se për këtë kanë marrë pëlqim edhe nga LSDM-ja.