BESA është krijuar nga populli, prandaj të gjithë ne natyrshëm identifikohemi në të

Flash | Publikuar më 15.05.2017 në ora 22:47

Shkruan: Emad MEHMETI

Që në themelimin e saj Lëvizja BESA është krijuar me vetëiniciativë të popullit, pra strukturimi ka shkuar prej poshtë – lartë, e jo si te partitë tjera tradicionale. Kështu, edhe pas zgjedhjeve parlamentare deputetët e Lëvizjes BESA, kryetarët e degëve, nëndegëve, anëtarët, e të gjithë forumet e tjera partike, kanë qëndruar në kontakte të vazhdueshme me shqiptarët e Maqedonisë, aty ku ka qoftë edhe një shqiptarë në fshatrat e Maqedonisë, sepse nëse ata na besuan votën e tyre, kjo do të thotë të jesh zëri i tyre, e jo e kundërta.

Përfaqësuesit e BESËS, edhe për një çështje që mund të konsiderohet nga shumëkush si e vogël, ata e diskutojnë brenda për brenda strukturave për të arritur më të mirën, për të qenë zëri i shumicës kudo që prezantojnë synimet e BESËS përfaqësuesit e saj. Me çka anketa e fundit e publikuar është një nga komponentët, apo treguesit rreth disponimit për partitë politike, por e mira e BESËS është se disponimin e shqiptarëve e di më së miri, sepse pikërisht takimet në terren, pa marrë parasysh situatat, i ka në kontinuitet me anëtarësinë, ngase politika nënkupton që të jesh shërbyes i interesave të popullit.

Pra, kjo anketë e dëshmon se BESA është zëri real i shqiptarëve që janë bashkuar rreth idealeve të saj, kështu me fitoren e Lëvizjes – fitojnë shqiptarët në realizimin e synimeve të tyre të kahmotshme në Maqedoni.

P.S: Anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), tregon se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në. “Aleanca për shqiptarët” dhe PDSH kanë mbështetje vetëm nga dy për qind. Ajo që vërehet është fakti se rejtingu i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është vazhdimisht në rritje duke shënuar 5.2%, ndërsa i Ali Ahmetit të BDI-së është 4.8 %.