25 September
Lëvizja Besa promovoi kandidatët për kryetar komunash. Nga Tetova, aty ku edhe do të garojë për të parin e qytetit kryetari i kësaj partie Bilall Kasami, kujtoi elektoratin e kësaj partie se sipas tij ka ardhur koha për të dënuar me votë ata të cilët ngulfatën dhe i humbën dinjitetin qytetit universitar. Kasami kërkoi më 15 tetor kërkon votën e tetovarëve për shkak se sipas tij, subjekti të cilin drejton ai ka projekte konkrete për Tetovën dhe qytetarët e saj.
“Me Lëvizjen Besa ky shesh nuk do të jetë më i njëjtë. Me projektin të cilin e ofron Lëvizja Besa edhe ky shesh do të ketë mundësi që të mbaj tubime në një ambient të mbyllur, sepse vizioni ynë është që komplet sheshi të jetë i hapur për qytetarët, me kalime nëntokësore dhe parkingje nëntokësore. Të gjithë projektet që i ofron Besa do të jenë për një Tetovë me dinjiteti, Tetovë me ajër të pastër, rrugë të hapura dhe të pasura, për një Tetovë që e meriton epitetin Tetovë universitare, Tetovë e qytetëruar, për një jetë urbane dhe të shëndoshë – tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.